Forma e Kosovës dhe Moldavisë para takimit në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e enjte) me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova është ngritur nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe në këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2022 do të ketë kundërshtar më të fortë.

Dardanët e fillojnë sot kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve me një ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Por, cili ekipi përfaqësues ka formë më të mirë në ndeshjet e fundit?

Ekipi i Bernard Challandes qëndron më mirë në këtë aspekt, edhe pse ka tre humbje radhazi në tri ndeshjet e fundit.

Përveç humbjes në miqësore luksi me Suedinë, Kosova u mposht edhe nga Anglia dhe Çekia në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian.

Në anën tjetër, nga dhjetë ndeshjes Dardanët kanë katër fitore, dy barazim dhe katër humbje.

Fitoret ishin ndaj Malit të Zi, Gjibraltarit, Çekisë në shtëpi dhe Bullgarisë në udhëtim, ndërsa barazuan ndaj Malit të Zi në udhëtim dhe Bullgarisë në shtëpi.

Moldavia ka tetë humbje radhazi nga tetë ndeshjet e fundit, ndërsa nga dhjetë ndeshje ka nëntë humbje e një fitore ndaj Andorrës. /Telegrafi/

Exit mobile version