Gazeta Expert
Sunday, June 8, 2025
Raporto
Marketingu
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN
No Result
View All Result
Gazeta Expert
No Result
View All Result

Mjeku kosovar, dhuron 7 aparate të oksigjenit dhe 1 për dializë

Gazeta Expert by Gazeta Expert
in SHENDETESI
Mjeku kosovar, dhuron 7 aparate të oksigjenit dhe 1 për dializë

Ashtu sikurse shumica e vende në botë edhe Kosova është duke luftuar me përhapjen e koronavirusit Covid-19. Deri më tash në vendin tonë janë 91 persona të prekur me këtë virus dhe çdo ditë e më tepër situata po vjen duke u vështirësuar.

Megjithatë, menaxhimi i situatës nga institucionet shtetërore është në nivelin e duhur, derisa është rritur edhe vetëdijesimi i popullatës për t’i respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga ky virus. Ndërkohë, tërë këtë situatë të vështirë po e lehtësojnë edhe njerëzit vullnetmirë dhe bamirës, të cilët në forma të ndryshme po ndihmojnë për tejkalimin e kësaj krize.

Një kontribut të jashtëzakonshëm e ka dhënë edhe dr. Gazmend Boshnjaku, i cili me kompaninë e tij ka vendosur të japë si donacion për QKUK-në 5 aparate që prodhojnë oksigjen dhe një aparat të osmozës për dializë, derisa 2 aparate të oksigjenit ka lënë në dispozicion RTK-së që ajo t’i ndajë për komunat më të prekura.

Një gjë të tillë dr. Boshnjaku e ka bërë të ditur në një lidhje direkte në programin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK 1, ku ka folur për situatën rreth koronavirusit.

“Kompania ime ka vendosur që të japë 5 aparate që prodhojnë oksigjen për të prekurit nga virusi Covid-19. Siç është bërë e ditur tashmë nga ky virus atakimi i parë i sistemit imunitar të organizmit bëhet te organet respiratore, respektivisht te mushkëritë. Për këtë arsye kërkesa imediate është për furnizim me oksigjen të pastër medicinal”, ka theksuar dr. Boshnjaku.

Ai ka thënë se zakonisht oksigjenin në natyrë e kemi prej 26 deri në 28 përqind vende-vende, por aparatet në fjalë e bëjnë prodhimin e oksigjenit në kushte shtëpiake apo ambulatore dhe e shndërrojnë atë prej 26-28 në 92-93 përqind.

“Ky është një oksigjen i koncentruar dhe që u ndihmon shumë pacientëve që kanë probleme me respiratorë. Kurse sa i përket aparatit për dializë u shpreh nevoja për një të tillë në Klinikën Infektive, duke pasur parasysh se personat e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive midis problemeve sekondare që shfaqen pas prekjes me koronavirusin përmes organeve respiratore si dëmtim koletaral pas mushkërive vjen edhe deri te problemi me veshka dhe pacientët nuk kanë mundësi të transferohen në klinikat tjera. Prandaj, kompania jonë e bëri një donacion modest me dhënien e një aparati të osmozës për dializë për me zgjidh problemin që edhe pacientët që kanë edhe probleme me veshkat të kenë një trajtim më të mirë”, ka theksuar dr. Boshnjaku.

Ai e ka vlerësuar reagimin e shpejt të institucioneve shtetërore për parandalimin e koronavirusit dhe menaxhimin shumë të mirë të situatës, teksa ka falënderuar edhe popullatën që po i respekton rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe vendimet e institucioneve shtetërore.

Tags: Mjeku Kosovareoksigjen

Related Posts

Benefitet nga vaji i peshkut?

Benefitet nga vaji i peshkut?

September 30, 2020
Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

Cilat vitamina duhet marrë për probleme të caktuara

September 30, 2020
Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

Shtatë ushqimet që forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg gripin

September 30, 2020
40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

40 vjet ushtar dhe i fuqishëm, shikoni si e ka “shkatërruar” coronavirusi

September 24, 2020
A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

A janë më të mbrojtur nga COVID-19, njerëzit me syze optike?

September 18, 2020
Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit britanik: Isha infektuar me coronavirus që në mars dhe gjashtë muaj më vonë ende nuk jam mirë

September 15, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e Fundit

Si të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

November 6, 2023
Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

Getinjo: “Stresi nuk e ka bërë punën akoma, se ia bëj ‘bajat edhe atij”

January 12, 2023
Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

Arber Zeka flet për “BBV Kosova”: Është maraton

January 12, 2023
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” u digjitalizua

November 1, 2022

Kontakti

Email: info@gazetaexpert.com

Kerko

No Result
View All Result
  • Marketingu
  • Kontakti

© 2020   GAZETAEXPERT.COM

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • EDUKIMI
  • TECH
  • SHENDETESI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • FUN

© 2020   GAZETAEXPERT.COM