Real Madridit i kushton 15 milionë euro titulli i La Ligas

Skuadra e Real Madrid mbrëmë arriti ta fitoj matematikisht titullin e La Ligas.

Ky është titulli i parë i Eden Hazard me fanellën e klubit nga Madridi, transmeton Indeksonline.

Pasi arriti ta fitoj titullin, Real Madridi duhet t’i paguaj Chelseas edhe 15 milionë euro për shkak të Hazardit.

Në marrëveshjen e transferimit të belgut një nga bonuset ishte se në rast se Hazard e fiton titullin e La Ligas me Real Madridin, atëherë “Los Blancos” i detyroheshin klubit londinez edhe 15 milionë euro./Indeksonline/

Exit mobile version