Rikthehen emocionet “Dardane”, Kosova sot luan me Moldavinë

Kosova sot fillon sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

Pas sukseseve në sezonin e parë, Dardanët kërkojnë ta përsërisin edhe një herë.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes sot zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve.

Moldavia është kundërshtari i parë dhe ndeshja do të luhet në Parma të Italisë pasi moldavët nuk e kanë hapur “konakun” për ne për shkak të rrethanave politike.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:45.

Menjëherë pas kësaj ndeshje, një pjesë e lojtarëve kthehen te skuadrat e tyre derisa pjesa tjetër vjen në Prishtinë për ndeshjen e të hënës kundër Greqisë. /IndeksOnline/

Exit mobile version