Video bëhet virale nga gabimet e Paul Pogbas brenda 30 sekondave lojë te Unitedit

Manchester United e ka filluar me humbje 3-1 edicionin 2020/21 në Ligën Premier kundër Crystal Palaces.

Por, Paul Pogba nuk ishte në ditën e tij më të mirë apo më mirë të thuhet se nuk është në elementin e tij prej kohësh.

Mesfushori francez kishte një moment të sikletshëm te Djajtë e Kuq, pasi brenda 30 sekondave lojë, bëri tri gabime në mesfushë.

Pogba nuk arriti të ndiqte lojën e bashkëlojtarëve, duke dhuruar topin te lojtarët e The Eagles.

Ole Gunnar Solskjaer duke se kishte parë mjaftueshëm nga loja e Pogbas dhe vendoi që në minutën e 67-të t’i jepte shansin Donny van de Beekut që të debutonte për Unitedin, duke shënuar po ashtu golin e vetëm ta takimit për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version